Salah shkruan historinë te Liverpooli pas golit në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Sparta Pragës

7 months ago 4

Ylli egjiptian, Mohamed Salah bëri histori në ndeshjen e Liverpoolit në Ligën e Evropës ndaj Sparta Pragëas në Anfield.

Liverpool fitoi me rezultat 6-1 ndeshjen kthyese të fazës së 1/8-tës së Ligës së Evropës duke kaluar tutje në çerekfinale.

Megjithatë, goli më i shquar i lojës ishte goli i tretë i Reds i shënuar nga ylli i ekipit, Salah, i cili i siguroi vetes një vend në historinë e klubit nga Anfield.

Me këtë gol, Salah u bë lojtari i parë i Liverpoolit që shënon 20 gola në të gjitha garat për sezonin e shtatë radhazi.

𝐇𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐲 for Mohamed Salah 👏

He becomes the first player to score 20+ goals in all competitions in seven successive seasons for Liverpool 🔥#UEL pic.twitter.com/gQKYVjZCQm

— Football on TNT Sports (@footballontnt) March 14, 2024

Salah është i pesti në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Liverpoolit, pasi ka shënuar 206 gola në 336 ndeshje të Liverpoolit.

Roger Hunt (285), Gordon Hodgson (241) dhe Billy Liddell (228) janë përpara egjiptianit, ndërsa Ian Rush është golashënuesi rekord i klubit, pasi ka shënuar plot 346 gola për skuadrën nga Merseyside.

2017-18: 44
2018-19: 27
2019-20: 23
2020-21: 31
2021-22: 31
2022-23: 30
2023-24: 20

Mo Salah is the first Liverpool player to reach 20 goals in seven straight seasons 🍸 pic.twitter.com/9DCYgYUc3z

— B/R Football (@brfootball) March 14, 2024

Megjithatë, e ardhmja e Salah mbetet një pikë diskutimi në Anfield, me lojtarin në 18 muajt e fundit të kontratës së tij atje.

Reds refuzuan një ofertë verbale prej 175 milionë euro nga skuadra e Superligës Saudite, Al Ittihad për shërbimet e Salah verën e kaluar, dhe ky klub thuhet se është gati për të rinovuar interesin e tyre për lojtarin në verën e ardhshme. /Telegrafi/

Read Entire Article