Ervin Salianji ka kaluar sot mëngjesin e parë në burgun e Fierit.
Gazetari Osman Stafa raporton se Salianji do të vijojë betejën ligjore nga burgu, ndërsa pritet edhe rekursi në Gjykatën e Lartë në lidhje me vendimin për dënimin e tij me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.
Sa i përket postit të tij, si deputet i Korçës, fillimisht Kuvendi duhet të konstatojë përfundimin e mandatit të Salianjit, çka ende nuk është bërë.
Më pas njoftohet KQZ dhe deputeti i cili zëvendëson Salinjin, sipas listës shumë emërore të dorëzuar nga PD në zgjedhjet e ardhshme.
Ndërsa mbi pozicionin si drejtues politik i qarkut të Elbasanit, Salianji ka thënë se do ta drejtojë qarkun nga burgu, megjithatë mbetet për t’u parë se si do të veprohet nga strukturat e PD.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb