Agron Gjekmarkaj, nënkryetari i PD i ftuar në emisionin Kjo javë në Neës 24 ka komentuar dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji për “kallëzim të rremë”.
Nënkryetari i PD, u shpreh se Salianji kishte vetëm një shqetësim të fundit, meraku i tij ishte familja dhe prindërit.
Më tej Gjekmarkaj tha se ai ndjehej krenar sepse i kishte shkuar të vërtetës deri në fund, pavarësisht kësaj hakmarrje politike siç e cilëson Gjekmarkaj.
Më tej Gjekmarkaj tha se Salianji tregoi një shembull qytetarie në mënyrën se si menaxhoi 24 orët e fundit përpara se të shkonte pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.
Agron Gjekmarkaj:
Vërtet terreni politik ndonjëherë është i vështirë, terren akulli që edhe thyhet.
Salianji na ka dhënë kurajo të gjithëve, e gjithë PD, e zemëruar ishte e dukshme dhe mënyra se si ai i ka menaxhuar këto 24 orët e fundit ndoshta më të vështirat që mund të ketë kaluar në jetën e tij ai tregoi shembull qytetarie.
Ai refuzoi çdo kompromis që mund ta linte të lirë por të njollosur në raport me të vërtetën.
Duke r çdo tentativë për të ikur.
Ai shkoi për të vuajtur atë dënim të padrejtë.
Ai kishte vetëm një shqetësim, kishte familjen e prindërit që në mënyrë të pamerituar po vuanin këtë gjendje që nuk do duhej dhe për pjesën tjetër ishte krenar që i kishte shkuar deri në fund një të vërtetë.
Sepse Salianji nuk po dënohet për vjedhje, për inceneratorët, por për fjalën e lirë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb