Salianji merr pjesë në konferencën botërore për antikorrupsionin, deputeti i PD: Lufta ndaj këtij fenomeni, jetike për Shqipërinë

10 months ago 18

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka marrë pjesë në konferencën botërore për antikorrupsionin në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Salianji u shpreh se është e domosdoshme që çdo vend të ketë kontroll dhe balancë të pushteteve, gjyqësor të pavarur dhe institucione që kontrollojnë njëra-tjetrën që korrupsioni të luftohet.

Ai shtoi se lufta kundër korrupsionit është jetike për vende si Shqipëria për ta shpëtuar nga “plaga më e madhe që e ka mbërthyer tash 10 vite”.

“Është e domosdoshme që çdo vend të ketë kontroll dhe balancë të pushteteve, të ketë gjyqësor të pavarur, institucione që kontrollojnë njëra-tjetrën që korrupsioni të luftohet pavarësisht niveleve të atyre që e ushtrojnë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article