Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, foli mes të tjerash në lidhje me burgosjen e Ervin Salianjit.
Ai u shpreh se nata e parë e kaluar nga Salianji në qeli, ishte një natë e zezë për të gjithë ata shqiptarë që besonin tek e vërteta.
“Një deputet i ri e guximtar që nuk ka patur ndonjëherë poste të rëndësishme zyrtare përveç detyrës e misionit fisnik të besuar nga qytetarët dhe PD si deputet he nënkryetar grupi.
U burgos me urdhër të Ramës në një hark kohor maksimalisht të shkurtër nga dhënia e verdiktit anti-kushtetues e anti-ligjor të gjykatës së kontrolluar prej tij.
Kjo natë të cilën Salianji e kaloi në qelitë e burgut, vetëm se guxoi t’u thotë shqiptarëve të vërtetën e vëllazërisë famëzezë Xhafaj të lidhur kokë e xhep me Ramën, është një natë e zezë për të gjithë shqiptarët të cilët besojnë tek e vërteta.
Ishte natë feste për vëllezërit Xhafaj dhe të gjithë vëllazëritë e mafias e drogës në Shqipëri”, u shpreh ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb