Garentina Kraja, gazetare e Zërit të Amerikës, në rubrikën “Çështja e Ditës” në News24 ka dhënë detaje lidhur me samitin e NATO-s që ka nisur punimet në Uashington.
Ajo tha se lufta në Ukrainë, agresiviteti i Kinës dhe lufta mes Izraelit dhe Hamas, pritet të shoqërojnë diskutimet në këtë samit.
Ajo tha se ky samit zhvillohet në një kohë kur në Europë ka një rritje të forcave të ekstremit të djathtë.
“Ukraina do të jetë qendra e bisedimeve. Udhëheqësit e NATO-s pritet të dëshmojnë se si do të mund të tregojnë përkushtimin afatgjatë ndaj Ukrainës”, tha ajo.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb