Santiana Maloku: Kam marrë komente negative për lojën me Bucin, kanë kërcënuar edhe familjen time

8 months ago 28

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku, po ashtu ka qenë e ftuar në emisionin “Big Talk”.

Ajo ka folur për periudhën që qëndroi në reality shou, lojën me Bucin si dhe për komentet që ka parë pas daljes nga shtëpia.

Bukuroshja nga Gjakova u shpreh se është vërshuar me komente negative dhe se pak a shumë ka qenë në dijeni për këtë.

Foto: Screenshot/YouTube

Santiana madje tha se kanë shkuar deri në atë pikë, sa t’i kërcënojnë edhe anëtarët e familjes.

“Unë jam vërshuar nga komentet negative, gjithsesi dua t’i falënderojë të gjithë ata që më kanë mbështetur”, theksoi ish-konkurrentja.

Foto: Screenshot/YouTube

Maloku vazhdoi: “E kam ditur që loja ime me Bucin, pak a shumë ma ka marrë mendja si do të pritet, por nuk e kam ditur se njerëzit mund të shkojnë deri në atë pikë sa t’i shkruajnë nënës time, gjyshes sime, familjes sime, fjalë deri te kërcënimi. Kjo pjesë më pengon shumë dhe ndjehen jashtëzakonisht keq”.

Në finale kanë shkuar vetëm katër banorë dhe ata janë: Edona James, Blerando, Lumbardh Salihu dhe Shqipe Hysenaj. /Telegrafi/

Read Entire Article