Sapo ka nënshkruar kontratën e re me Napolin, agjenti i Osimhen zbulon skenarin për afatin e verës

10 months ago 18

Agjenti i sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen nuk do të përjashtojë një largim në vitin 2024 – pavarësisht se ka nënshkruar një kontratë të re.

Sulmuesi nigerian nënshkroi një marrëveshje të re deri në vitin 2026 gjatë fundjavës.

Por, agjenti Robert Calenda këmbëngul: “Shiko, verën e kaluar mbërritën shumë oferta, madje edhe monstruoze”.

“Por (presidenti Aurelio) De Laurentiis donte të mbante Victor dhe ne u vumë në dispozicion”.

“Po të kishte pasur dëshirën për t’u larguar, do ta kishim thënë. Dhe në vend të kësaj, ne punuam, dhe shumë”.

“Dhe verën e ardhshme, do të jetë e njëjta gjë: do të flasim me De Laurentiis dhe do të shohim së bashku se çfarë të bëjmë”, shtoi më tej ai.

Osimhen tashmë e ka vlerën e caktuar në 130 milionë euro dhe raportohet se Chelsea është e gatshme ta paguajë atë shifër. /Telegrafi/

Read Entire Article