“Sapo Real Betisi më kontaktoi ishte e lehtë për të vendosur” – Isco tregon pse nënshkroi me klubin spanjoll pas nëntë viteve me Real Madridin

1 year ago 49
Reklamë

Ish-mesfushori i Real Madridit, Isco ka thënë se ishte një vendim shumë i lehtë zgjedhja për tu bashkuar me Real Betis në afatin kalimtar veror.

31-vjeçari iu bashkua ekipit spanjoll si lojtar i lirë në korrik, disa muaj pasi ai u lirua nga Sevilla. Mesfushori tha se atij nuk iu desh shumë kohë për të menduar rreth ofertës, para se të ribashkohej me Manuel Pellegrinin, me të cilin ka bashkëpunuar përgjatë kohës sa ishte pjesë e Malagas.

“Sapo Betisi më kontaktoi ishte shumë e lehtë për të vendosur. Nga jashtë ju mund ta shihni se është një klub i madh, më një projekt sportive shumë serioz dhe me një dëshirë të madhe për të fituar trofe”.

“Për më shumë, ata aplikojnë një futboll atraktiv që mendoj se përshtatet me atë që unë kërkoj, dhe gjithashtu një trajner me të cilin unë kam punuar më parë dhe e di gjendjen time më së miri”, është shprehur Isco.

Reprezentuesi i Spanjës ka nisur sezonin fuqishëm, duke startuar në katër ndeshjet e para në La Liga ku ka shënuar një gol.

Isco shpreson se ai do të rikthehet në formën e tij më të mirë që nga ditët e arta tek Real Madridi, me të cilët fitoi pesë herë Ligën e Kampionëve dhe tri herë titullin e ligës, përgjatë 9 sezoneve të kaluara në kryeqytetin spanjoll./Telegrafi/

Read Entire Article