Sauditët nuk heqin dorë nga Mbappe

7 months ago 64
Reklamë
23:40 28/01/2024

Pritet tjetër ofertë për të marrë francezin në kampionat

Pasi ka rekrutuar disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit, Arabia Saudite do të vazhdojë çmendurinë e saj në muajt e ardhshëm.

Por cilët do të jenë emrat e radhës që do t’i bashkohen kampionatit vendas ku luan Cristiano Ronaldon?

Gjatë verës 2023 Arabia Saudite ëndërroi për Kylian Mbappé. Para nënshkrimit të Neymar, Al-Hilal ofroi 300 milionë Euro për PSG, si dhe për një pagë 700 milionë euro në vit për Mbappe.

Por këto shumë nuk mjaftuan. Pavarësisht këtij dështimi, Arabia Saudite mund të mos ketë thënë ende fjalën e saj të fundit.

Për herë të parë, në një intervistë një Princ saudit, Abdullah Saad Abdulaziz Al Saud, la të kuptohej se së shpejti mund të bëhet një tjetër përpjekje.

“Sigurisht që e duam. Mbappé është një lojtar i shkëlqyer, ai është i fortë dhe shpresoj ta shoh atë të luajë në Arabinë Saudite në cilindo nga ekipet në kampionatin tonë”, tha ai.

Që prej një viti është shndërruar në ‘monstër’ të merkatos së futbollit, Arabia Saudite po planifikon të tërheqë sa më shumë yje për ta kthyer kampionatin në ligën më të fortë në botë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article