Kancerlari gjerman, Olaf Scholz vijon të këmbëngulë për të mos dërguar në Ukrainë raketat me rreze të gjatë veprimi, “Taurus”.
Sipas tij, një vendim i tillë do të përfshinte Gjermaninë në një konflikt të hapur me Rusinë. “Maturia nuk është diçka që mund të klasifikohet si dobësi, siç e bëjnë disa, por është diçka që qytetarët e këtij shteti kanë të drejtë ta kenë”, tha socialdemokrati gjatë debatit të zhvilluar të mërkurën në Dhomën e Ulët të Parlamentit gjerman në Bundestag.
Por ky qëndrim i tij u përball me kritika të ashpëra nga ana e opozitarëve konservatorë të cilët kërkojnë mbështetje për Kievin. Por Shcolz argumentoi se nëse këto raketa do të dërgoheshin drejt Ukrainës atëherë kjo gjë do të kërkonte dhe përfshirjen e trupave ushtarakë gjermanë të cilët do të ndihmojnë ata ukrainas për t’i përdorur.
Por kjo krahas politikanëve opozita shkaktoi reagim edhe në radhët e disa anëtarëve të koalcionit qeverisës trepartiakësh.
Gjatë debatit, kancalari nënvizoi se Gjermania nuk duhet të dorëzojë kontrollin e raketave Taurus, të cilat mund të godasin zona të ndryshme brenda territorit rus përfshirë edhe Moskën.
Gjermania është shteti i dytë, pas Shteteve të Bashkuara, që ka ofruar ndihmën më të madhe për Ukrainën e cila po përballet me agresionin rus prej shkurtit të vitit 2022.
Top Channel