Schweinsteiger fajëson Guardiolën për dëmtimin e Kombëtares gjermane

1 year ago 32
Reklamë
MUNICH, GERMANY - APRIL 01: TV expert Bastian Schweinsteiger looks on prior to the Bundesliga match between FC Bayern München and Borussia Dortmund at Allianz Arena on April 01, 2023 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
19:30 07/07/2023

Pasi fitoi Kupën e Botës në 2014, Die Mannschaft ka zhgënjyer në fushë, ndërsa u eliminua në fazën e grupeve në 2018 dhe 2022.

Pancerat u mposhten gjithashtu edhe nga Anglia në 16-at e Euro 2020, që sollën më pas largimin e Joachim Loë nga detyra e trajnerit. Schweinsteiger, që luajti për dy sezone në drejtimin e Guardiolës te Bajerni, mendon se idealet gjermane humbën nën ndikimin e influencës spanjolle.

“Kur Pep Guardiola u bashkua me Bayern Munich, kur erdhi në Gjermani, të gjithë besuan se ne duhet të luajmë llojin e futbollit, me pasime të shkurtra. Ne ishim duke humbur vlerat tona. Unë mendoj se shumica e vendeve të tjera e shikonin Gjermaninë si një luftarake, lojtarët mund të vrapojmë deri në fund.  Pikat tona të forta humbën gjatë shtatë, tetë viteve të fundit. Ne e harruam këtë dhe ishim më të fokusuar që të qarkullonim topin bukur. Kjo është një nga arsyet.”

Drejtimin e kombëtares gjermane e ka marrë trajneri Hansi Flik, me ekipin që po bëhet gati për Euro 2024. Por “Pancerat” kanë dështuar që të plotësojnë pritshmëritë.  Nën drejtimin e tij, Gjermania ka fituar vetëm 3 nga 11 sfidat e fundit dhe është e 12-ta në renditjen e FIFA.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article