Seanca për Gërdecin në SPAK/ Pyeten dëshmitarët e parë, debate mes familjarëve të viktimave dhe avokatëve të Mediut

1 year ago 10

Ditën e sotme është mbajtur seanca për tragjedinë e Gërdecit në SPAK, ndërsa raportohet se janë marrë në pyetje edhe dëshmitarët e parë lidhur me rastin.

I pari që dëshmoi në procesin ndaj Fatmir Mediut ishte Feruzan Durda që humbi djalin e tij të mitur në tragjedinë e Gërdecit. Ai sqaroi se ditën e ngjarjes ndodhej në punë kur u telefonua nga bashkëshortja që e njoftoi për shpërthimin që i mori jetën të birit.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar për News24 se ka pasur debate të forta mes tij dhe avokatëve të Mediut, pasi ai nuk kishte deklaruar në dëshmitë e mëparshme se djali i tij 15-vjeçar punonte në fabrikën e demontimit të armëve.

Pas tij dëshmoi bashkëshortja Zamira Durda, e cila dha versionin e saj për ditën e ngjarjes. Ajo u shpreh se nuk ka asnjë problem personal me ish-ministrin Mediu, por sipas saj ishte urdhri i tij që solli tragjedinë e Gërdecit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article