“Seanca për Kosovën e shtyrë më 12 Tetor”, Basha: Një nga momentet më të turpshme të parlamentit

1 year ago 46
12:34 05/10/2023

Lulzim Basha shprehet se shtyrja e seancës së posaçme plenare me 1 javë për rezolutën e Kosovës është një nga momentet më të turpshme të parlamentit shqiptar.

Gjatë fjalës së tij në prononcimin për gazetarët, Basha thotë se salla e parlamentit është nën kontrollin e atyre që duan ta mbajnë Shqipërinë pa opozitë dhe pa parlament.

Lulzim Basha: Ky do të jetë një nga momentet më të turpshme të një parlamenti që është kthyer në neverinë e shqiptarëve. Kush do të kishte rënë dakord për një seancë të shtyrë në datën 12? Padiskutim, Partia Socialiste do të kishte përdorur kartonat e vet, por do të kishte marrë edhe turpin para shqiptarëve për shtyrjen me 1 javë të një çështje për të cilën Parlamenti Evropian e gjeti kohën, por Parlamenti Shqiptar nuk e gjeti kohën. E para dhe më e rëndësishmja, t’i japim fund këtij turpi. Kjo sallë është nën kontrolin e përbashkët të atyre që duan ta mbajnë Shqipërinë kështu, pa parlament dhe pa opozitë funksionale, pa respekt për të drejtën e fjalës dhe për ligjin. Ky parlament ka rënë pa ardhur. Data e zgjedhjeve të ardhshme. Ne do të jemi me njerëzit që paralamenti i ardhshëm të ketë fytyrat dhe zërat e tyre dhe jo si kjo që shohim në këtë parlament./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article