Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku ka kundërshtuar përmbajtjen e rezolutës së dakordësuar mes opozitës dhe maxhorancës për çështjen e Kosovës.
Çollaku: Mësova se në parlament është mbërritur një dakordësi për një rezolutë të përbashkët me Kosovën, unë ndihem i fyer, komisioni i politikës së jashtme nuk është mbledhur asnjë orë, nuk e di ku ka mbërritur kjo marrëveshje, unë sot shoh që keni mbërritur me një tekst. Fjalia kryesore është se mbështetni rezolutën e Kosovës, ky është detyrim kushtetues i çdo kryeministri në vend, si mund mos mbështesni Kosovën? Kjo është arritje e madhe?! Kosova ka mundur të thotë atë që ka mundur të thotë dihet që ka gjëra që i thotë dhe mund mos i thotë, parlamenti duhet të buçasë për Kosovën sepse Shqipëria njihet ndërkombëtarisht, si mundet të fshihet pas rezolutës së Kosovës, edhe këtu ka një lapsus. ‘Akt kriminal të njësie terroriste serbe’, këtë thotë dhe Vuçiç, pikërisht këtë thotë Vuçiç, kjo është poshtë kurajos që ia vënë gishtin Vuçiçit as sa opozita serbe? Një tekst i heshtjes, nëse ka dakordësi sot është të heshtim. I papranueshëm, fyes, kam propozuar 3 amedamete se mund t’i jepnim pak ngjyrë dhe zë kësaj rezolute. Ju ftoj të hyni në diskutim, unë mendoj se kjo rezolutë ka nevojë, ky tekst mua më fyen dhe një votë pro nuk e jap.
Top Channel