Sekuestrimi i ndërtimeve pa leje, Balla: Për 9 objektet e para arkëtuam 10.5 milionë Euro

9 months ago 12
12:14 04/01/2024

Gjatë vitit 2023, Qeveria Shqiptare ndërmori një aksion për sekuestrimin e godinave pa leje apo kateve shtesë të bëra pa leje nëpër kulla shumëkatëshe.

Duket se sekuestrimi i ndërtimeve pa leje me qëllim formalizmin e tyre, ka dhënë efektet e para financiare pozitive për buxhetin e shtetit.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në konferencën për shtyp në analizën vjetore të Ministrisë, bëri të ditur se buxheti i shtetit ka arkëtuar 10.5 milionë Euro nga 9 objekte që janë sekuestruar, investitorët e të cilave kanë paguar detyrimet financiare me qëllim legalizimin e tyre.

“Kemi për 9 objektet e para si arkëtim të ardhura në buxhet 10.5 milionë Euro. Për 4 prej tyre procesi i pagesës është përfunduar dhe për ditët në vijim shlyhet pjesa tjetër”.

Ministri Balla dha edhe shifra për hyrje-daljet në Shqipëri gjatë vitit 2023.

“Siguria publike gjatë 2023 ishte test i rëndësishëm që na ka certiifkuar si destinacion i sigurt turistik. Ne kemi regjistuar në hyrje-dalje 33.7 milionë shtetas ose rreth 5.2 milionë shtetas më shumë se viti 2022 të kontrolluar në pikat e kalimit kufitar. Janë regjistruar në hyrje-dalje 9.1 milionë automjete dhe krahasuar me vitin 2022 janë plot 900 mijë automjete më shumë. Janë goditur 87 raste të mosdeklarimit të të hollave me një shumë të konfiskuar 2.6 milionë Euro. Janë goditur 58 raste kontrabande dhe 10 raste të trafikimit të mjeteve motorike. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë kanë goditur 154 raste të emigracionit të paligjshëm”.

Sipas ministrit të Brendshëm, prioritet do të ketë edhe siguria gjatë sezonit turistik.

“Që në fund të vitit të kaluar bëmë gati një strukturë të re brenda Policisë së Shtetit sikundër është forca kombëtare e sigurisë që do duhet të marri përgjegjësi më të madhe për sigurinë publike. IKMT në bashkëpunim me policinë duhet të garantojnë në kohë plazhe të lira dhe bregdet të pastër”.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article