Sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë, procedohet penalisht 60-vjeçari

6 months ago 8

Policia në Kakavijë ka sekuestruar 25 mijë euro, ndërsa ka proceduar penalisht një 60-vjeçar.

“Në bazë të analizës të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi J. K., të cilit iu gjetën në çantë, 25 000 euro. Shuma e parave, e padeklaruar nga ky shtetas konform ligjit në fuqi, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i policisë:

PKK Kakavijë/ Kontrolle intensive 24/7, për të goditur paligjshmëritë në kufi. Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të parave sipas parashikimeve në ligj.

Sekuestrohen 25 000 euro dhe procedohet penalisht 60-vjeçari që posedonte paratë dhe nuk i deklaroi ato, në dalje të RSh-së.

✅2 ditë më parë, Policia Kufitare e PKK Kakavije goditi një tjetër rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, për të cilin sekuestroi 8390 euro, 12300 franga zvicerane, 85000 fiorinta hungareze, 470 dinarë serb dhe 15 lingota floriri, të gjitha të padeklaruara në dalje të RSh-së.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është konstatuar dhe goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave.

Në bazë të analizës të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi J. K., të cilit iu gjetën në çantë, 25 000 euro.

Shuma e parave, e padeklaruar nga ky shtetas konform ligjit në fuqi, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. K., 60 vjeç, banues në fshatin Zagori. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article