Sekuestrohen qindra doza kanabis, ja kush është 37-vjeçari me dy emra që u arrestua/ Shpallet në kërkim babai i tij (VIDEO)

2 hours ago 12

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Peshtani” ku u arrestua në flagrancë një 37-vjeçar dhe u shpall në kërkim babai i tij.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar qindra doza të lëndës narkotike cannabis sativa, një shumë parash prej 2 milionë lekë dhe 700 euro të cilat dyshohet të jenë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Balkanweb mëson se i arrestuari nga ky operacion është Joni (Ervin) Muçaj, banues në fshatin Peshtan Bregas, Fier.

“Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga kontrolli i banesës shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në qindra doza gati për shitje, 12 fishekë arme gjahu, 3 gërshërë që shërbenin për të përgatitur (ndarë) lëndën narkotike, një shumë parash prej 2 milionë lekë dhe 700 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 5 celularë.

Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi D. M., 61 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas, babai i shtetasit J(E). M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article