Senati italian miraton marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët

8 months ago 26
12:00 15/02/2024

Senati italian ka miratuar marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët që parashikon ngritjen e dy kampeve në vendin tonë për të pritur 3000 azilkërkues të huaj në vit.

Ky projektligj u miratua nga Senati i Italisë me 39 vota pro, 61 kundër dhe asnjë abstenim. Pas miratimit nga Senati, marrëveshja u duartrokit nga deputetët e mazhorancës italiane.

Kujtojmë se marrëveshja për emigrantët e nënshkruar nga Kryeministrat Rama-Meloni është aprovuar edhe nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, si dhe është miratuar nga Parlamenti.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article