20:20 30/12/2023
Efektivët i kundërpërgjigjen sulmit, s’ka të lënduar
Policia e Kosovës ka rënë sërish pre e shtënave me armë zjarri nga serbët në veri të vendit. Ngjarja ka ndodhur në Zubin Potok, teksa policia në përpjekje për të kontrolluar automjetet e dyshuara për kontrabandë, ka hasur në rezistencë të armatosur nga disa persona.
Të ndodhur në një situatë të tillë, për të mbrojtur veten dhe vënë situatën nën kontroll, policët e Kosovës i janë kundërpërgjigjur sulmit po ashtu me armë. Policia tha se nuk ka të lënduar nga shkëmbimi i zjarrit dhe se ka mundur të arrestojë njërin prej personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Tv Klan
Të ngjashme