“Serbia përmbyt tregun shqiptar me bulmet”, Meta takim me fermerë në Korçë: Ky sektor jetik po shkon drejt greminës. Bujqësia një nga 5 prioritetet

6 months ago 9

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me fermerë në Shtyllë të Vithkuqit në Korçë, duke theksuar se ky sektor jetik për vendin po shkon drejt greminës për shkak të subvencioneve të ulëta.

Reagimi i plotë:

Kënaqësi të takoja Edi Pinon në fermën e tij në Shtyllë të Vithkuqit dhe të bisedoja me të mbi shqetësimet që ai dhe blegtorët e tjerë anembanë vendit kanë në këto kohë dramatike për blegtorinë.

Ky sektor jetik për ekonominë e vendit po shkon drejt greminës për shkak se subvencioni për çdo koke lope është 80 euro, gati 5 herë më pak se në Serbi, ndërkohë që 65% e fermave të lopëve te ne që zotërojnë me pak se 10 krerë, përjashtohen nga subvencioni, me një prag diskriminues dhe antikushtetues.

Është kjo arsyeja pse qumështi nga Serbia ka përmbytur tregun shqiptar, sepse numri i krerëve tek ne brenda një pesëvjeçari thuajse është përgjysmuar dhe vazhdon uljen e pandalshme.

Shqipëria, prodhon sot më pak qumësht se çdo vend tjetër në Europë. Vetëm 41 litra qumësht nga bagëtitë për banorë, ndërkohë që në Europë kjo sasi shkon deri në 1900 litra qumësht për banorë.

Zbrazja e vendit është e lidhur në veçanti me falimentimin e qëllimtë të Bujqësisë dhe të Blegtorisë.

Shqipëria, një fuqi eksportuese është 1 nga 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë.

Ne do të rritim me pesëfish financimin për Bujqësinë dhe Blegtorinë.
Do ta ulim TVSH për prodhimet bujqësore dhe blegtorale në 5 përqind ose katër herë më pak se sot.
Partia e Lirisë do t’i dhurojë 10 MIJË EURO fond çdo familje fermere që hap një biznes bujqësor familjar dhe do ta përjashtojë për pesë vite nga taksat dhe tatimet.

Partia e Lirisë do ta kthejë Shqipërinë në fuqi eksportuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article