Serbia vë kushte për dialogun, Lajçak takohet me Vuçiç në Beograd, presidenti serb akuzon BE-në

1 week ago 25
Reklamë

I dërguari i BE-së  për dialogun Miroslav Lajcak udhëtoi drejt Serbisë. Ai u takua me presidentin e vendit  Aleksandër Vuçiç, ndëra fokusi i diskutimeve ishte  zbatimi i marrvëshjes  mes Prishtinës dhe Beogradit.

Pas  dy orësh bisedime  me  emisarin, presidenti serb deklaroi  se në nje kohë të dytë do të këtë një dalje publike për të parashtruar kërkesat e vendit të tij, ndërsa ka hedhur akuza dhe për bashkësinë ndërkombetare.

Lexo edhe :

Related Posts

“Në 72 orët e ardhshme do t’i adresohem publikut për  ato që bashkësia ndërkombëtare nuk  ka përmbushur dhe  për ato që Serbia kërkon, dhe synon të bëjë. Ne do tju përgjigjemi me masa serioze.Serbia është gjithmonë pro dialogut”, tha Vuçiç.

Sipas Vuçiç, kryeministri i Kosoves Albin Kurti kërkon që të persekutojë popullin serb.

“Do të kemi shumë takime të rëndësishme sepse duhet të luftojmë për pozitën e Serbisë në botë, të kërkojmë aleatë. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për këtë çështje. Është e qartë që Kurti dëshiron shkatërrimin dhe persekutimin e popullatës serbe”, tha Vuçiç.

I dërguari i posacem i BE-së, Lajçak  nuk u prononcua për mediat, ndërsa më herët gjatë vizitës në Kosovë ka deklaruar se është arritur pajtueshmëria për raundin e ri të dialogut mes kryenegociatorëve, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviç, por  nuk ka dhënë hollësi se kur do të zhvillohet ky takim./vizionplus.tv

Read Entire Article