Sergio Ramos i shkruan Pepes: “Ishte kënaqësi e vërtetë të luaja përkrah teje, vëlla!”

1 month ago 6
Reklamë

Pas përshëndetjes së Cristiano Ronaldos, vjen edhe Sergio Ramos. Ish-kapiteni historik i Real Madridit ka dashur t’i kushtojë një mendim social portugezit Pepe, bashkëlojtarit të tij prej shumë vitesh në prapavijë merengue, në ditën e lamtumires së tij me futbollin. Këto janë fjalët e spanjolit në Instagram:

“Një burrë i madh, një luftëtar me të cilin kam mundur të ndaj shumë ndeshje, triumfe dhe tituj. Ishte një kënaqësi e vërtetë të luaja përkrah teje vëlla. Të paktë janë si ti. Shijoje këtë fazë të re të jetës tënde, të uroj aq më mirë, shoku Pepe!”.

Read Entire Article