Seria A mban frymën për Derby Madonnina

1 year ago 34
Reklamë
18:09 15/09/2023

Inzaghi i përgjigjët kritikave: Do zëvëndësojmë italinë në Euro2024, Pioli: Ne jemi Milani!

Pas pushimit të parë ndërkombëtar të sezonit, Serie A italiane rikthehet me ndeshjen e saj më të famshme, Derbyn e Madonninës. Inter dhe Milan sfidojnë njëra-tjetrën në duelin e parë të qytetit, 90 minutësh që vlen edhe për kreun e renditjes.

Dy ekipet kanë fituar të tre sfidat e para, për herë të parë që nga sezoni 1971-1972, gjithsesi, atë edicion Skudeto nuk shkoi në Milano. Trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi i është përgjigjur kritikave të tifozëve, duke bërë një paralelizëm me kombëtaren italiane, të cilës është gati për t’i zënë vendin në Euro2024.

“E dimë se çfarë përfaqëson derbi. Shpresojmë që të kemi grupin e plotë të lojtarëve. Nuk është një ndeshje vendimtare. Por ne e dimë se çfarë do të thotë për qytetin dhe tifozët. Jemi krenarë që kemi fituar derbet e vitit të kaluar. Por historia nuk të jep 3 pikët. Deri tre ndeshje më parë thuhej se ishim më të dobët, tani duket se duhet të fitojmë Kampionatin Evropian në vend të Italisë. E dimë se ne duhet të punojmë pasi do të kemi kundërshtarë shumë të fortë për të përballuar”.

Tekniku i Milanit, Stefano Pioli nuk dëshiron të mendojë për humbjet në derbet e sezonit të shkuar. Ai synon të shohë një skuadër më aggressive, të fortë dhe të vetëdijshme për cilësitë që ka.

“Po mendojmë vetëm për sfidën me Interin. Jemi në fillim të kampionatit, e kemi nisur mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu. E kaluara është e kaluara, ajo e ardhmja ka rëndësi. Ajo që më intereson është që skuadra të arrijë të gjejë zgjidhjet për të luajtur lojën tonë dhe për t’i krijuar vështirësi kundërshtarëve. Nuk kemi frikë nga asgjë. Duhet të luajmë si Milani, të tregojmë entuziazëm dhe zemër për të bërë paraqitjen më të mirë të mundshme. Sezoni i vërtetë fillon nga ky derbi.” Derbi i Madoninës do jetë i 238 në historinë e dy skuadrave të Milanos. Inter udhëheq me 89 fitore, 69 barazime dhe 79 triumfe të Milanit, teksa edhe në diferencën e golave prijnë zikaltërit me 329 të realizuar dhe 310 të pësuar.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article