Serie A mbyllet me ndeshjen Atalanta – Fiorentina, kështu u pozicionuan ekipet në sezonin 2023/24

3 months ago 5
Reklamë

Fitorja e Fiorentinës ndaj Atalantës me rezultat 3-2 në ndeshjen e fundit të sezonit të Serie A do të thotë se skuadra e Gian Piero Gaspierinit ka përfunduar në vendin e katërt pas Interit, Milanit dhe Juventusit.

Atalanta kishte një shans për ta mbyllur sezonin 2023/24 në vendin e tretën, por iu desh të fitonte kundër Fiorentinës në ndeshjen e fundit të sezonit.

Megjithatë, toskanët siguruan një fitore 3-2 të frymëzuar nga një dygolësh i Andrea Belottit, kështu që Atalanta e ka përfunduar sezonin 2023-24 në vendin e katërt me 69 pikë, dy më pak se Juventusi.

Falë renditjes së koeficientit të UEFA-s, pesë klube të Serisë A u kualifikuan në Ligën e Kampionëve 2024-25.

Inter, Milan, Juventus, Atalanta dhe Bologna do të luajnë në kompeticionin elitar të Evropës sezonin e ardhshëm.

Roma dhe Lazio do të luajnë në Ligën e Evropës, ndërsa Fiorentina do të luajë për të tretin sezon radhazi në Ligën e Konferencave, ku dy herë arriti në finale.

Toskanët e përfunduan sezonin me 60 pikë, një pak se Lazio, tre më pak se Roma dhe tetë më pak se Bologna.

Napoli përfundoi jashtë vendeve evropiane, ndërsa Frosinone, Sassuolo dhe Salernitana u rrëzuan në Serie B. /Telegrafi/ 

Read Entire Article