Sërish “gol kuqezi” në Emiratet e Bashkuara Arabe

10 months ago 8
09:59 24/12/2023

Taulant Seferi shënon të 7-in gol sezonal, Sylvinho e ‘projekton’ për Euro2024

Vijon shkëlqimi i Taulant Seferit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e radhës në kampionat, duke kontribuar në fitoren 2-1 që Bani Yas regjistroi me përmbysje ndaj Ittihad Kalba. Mbetja me 10 futbollistë e miqve krijoi hapësira më të mëdha për Bani Yas.

Penalltia e fituar prej tyre u shndërrua në gol nga Seferi. Goli i gjashtë në kampionat për 27-vjeçarin, i katërti në 5 ndeshjen e fundit, me Seferin që bëhet kështu lider i jashtëzakonshëm për ta. Bani Yas nuk fitonte prej tre takimesh dhe ish-lojtari i Tiranës ishte ogur i mirë në marrjen e tre pikëve.

Forma e mirë që po kalon sulmuesi kuqezi do e ndihmojë për të qënë zgjedhje për trajnerin Sylvinho, që tashmë ka nisur të projektojë formacionin në Euro2024. Seferi luajti një rol të jashtëzakonshëm në kualifikueset e kampionatit Europian që luhet vitin e ardhshëm, teksa shënoi dy gola në 7 ndeshje të zhvilluara.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article