Sërish në shqyrtim mandati i kryebashkiakut të Kuçovës

9 months ago 18
14:01 05/01/2024

KAS pranon ankimin e Lefter Maliqit për Kreshnik Hajdarin

KAS ka pranuar ankimin e ish-deputetit Lefter Maliqi në lidhje me mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, për të cilin kërkohet heqja e mandatit.

KAS mori në shqyrtim çështjen duke rrëzuar vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, i cili në 14 Nëntor vendosi të mos e ndërpresë mandatin e Hajdarit.

Kujtojmë që Hajdari është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme nën akuzën e falsifikimit të formularëve. Sipas SPAK, Hajdari nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënimin e tij të marrë në Greqi për kalim të jashtëligjshëm të kufirit në vitin 1999.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article