Sërisht protestë në aksin Thumanë-Kashar, qindra qytetarë bllokojnë rrugën

3 months ago 8

Banorë të zonës përreth aksit të ri Thumanë-Kashar kanë protestuar sërish pasditen e së premtes duke ripërsëritur kërkesën e tyre për të pasur akses në autostradën e re.

Disa qindra banorë të zonës janë mbledhur në të njëjtin vend në mënyrë paqësore, ndërsa të pranishëm kanë qenë disa dhejtra forca policore, përfshi edhe njësi të reparteve speciale.

Banorët kanë kërkuar nga institucionet që të marrin masa dhe t’i krijojnë aksesin banorëve të zonës, pasi autostrada e re ka kthyer në një aks të “vdekur” rrugën e vjetër.

Deri më tani thirrjet dhe kërkesat e qytetarëve kanë rënë në vesh të shurdhët, duke mos marrë asnjë zgjidhje, përveç dhunës policore, e cila në protestën e fundit arrestoi disa nga banorët protestues.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article