Sesioni i ri parlamentar, opozita paralajmëron protestë e bllokim të seancës

9 months ago 16
17:14 12/01/2024

E hëna që shënon fillimin e sesionit të ri parlamentar do ta gjejë sërish opozitën në protestë dhe bllokim të seancës. Pas mbledhjes së grupit parlamentar që zgjati rreth 3 orë, Bardhi pranon se është diskutuar për bashkimin edhe të Partisë Demokratike, siç po funksionon grupi i deputetëve.

Po kategorikisht kundra janë bashkimit me Lulzim Bashën. Sipas Bardhit, Lulzim Basha në daljen e djeshme pohoi një skenar të bashkimit të votave në seancë parlamentare me Edi Ramën për Reformën Zgjedhore, duke anashkaluar komisionin bipartisan.

Demokratët i kanë kërkuar dhe njëherë presidentit që të mos miratojë amendimet në Ligjin për Komisionet Hetimore ndërsa paralajmëruan dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të dy ligjeve të tjera, atë që i hap rrugën ndërtimit të Portit të Durrësit, si dhe Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article