Sezoni i ri sportiv në Tring, Nga Serie A, tek Champions League, Moto GP dhe NBA

1 month ago 9
Reklamë

Numërimi mbrapsht për sezonin sportiv 2024-2025 ka nisur dhe Tring Sport, platforma më e madhe sportive në vend, premton një spektakël të vërtetë me një propozim madhështor që bën bashkë kampionë e tifozë, këtë vit nën moton “më shumë”.

Me Serie A si ekskluzivitet absolut për territorin shqiptar, nga 17 gushti fillon magjia e kampionatit më të dashur të futbollit, që nuk do të mund të ndiqet askund tjetër veçse në kanalet sportive të platformës. Se bashku me një tjetër event ekskluziv, Coppa Italia, rrugëtim qe tashme ka nisur, së cilës në janarin e 2025 i bashkohen edhe emocionet e Suppercoppa Italiana, duke plotësuar kështu tablonë e të gjithë futbollit italian.

Ndërkohë, tradita e kampionëve vazhdon me madhështoren Uefa Champions League, që prej 20 gushti, vjen me një ndryshim epokal. Një formati i ri, me më shumë ndeshje dhe ekipe, do të dhurojë magji në fushë dhe përplasje epike që në nisje.

Por spektakli nën logon Uefa fillon që mbrëmjen 14 gushtit, me Uefa Super Cup, ku kampionët e Evropës do të përballen me fituesit e Europa League për të shpallur Super kampionët e Evropës. Teksa Uefa Youth League do të startojë nga 17 shtatori.

Ndërkohë që për të disatin vit radhazi, ka ngritur siparin Liga portugeze, si një ligat më të mira kontinentale.

Me Moto GP adrenalina vijon javë pas jave, ndërsa NBA i bashkohet buqetës sportive 2024-2025 nga 22 tetori, për ta bërë atë më të larmishme dhe gjithëpërfshirëse.

Ky është vetën fillimi i një viti sportiv emocionues që spektakël dhe surpriza. Tring i sjell të gjitha këto kompeticione dhe jo vetëm, nën logon Tring Sport, që përveçse është platforma sportive më e madhe në vend, është edhe e prekshme dhe e përshtatshme për të gjitha familjet dhe individët dhe një propozim thjesht i pakrahasueshëm, tanimë lehtësisht e aksesueshme edhe përmes shërbimit online tërësisht të rinovuar.

Gati për në tribunë? Më mirë në tribunën tuaj Vip, në Tring Sport!/vizionplus.tv

Read Entire Article