Sfida e kërcimit – Graciano dhe Egla shkëmbejnë puthje në buzë

8 months ago 12

Banorët e Big Brother VIP Albania 3 janë përballur ditën e sotme (e diel) me një sfidë të re – atë të kërcimit.

Ata janë ndarë në dy grupe: ai i Graciano Taganit dhe i valltarit tjetër, Albi Nako.

Videoja me numrin më të madh të pëlqimeve do të shpallet grupi fitues dhe vetëm ata do të kenë buxhet përgjatë javës së ardhshme.

Foto: Screenshot/YouTube

Graciano në fund të sfidës ka shkëmbyer një puthje me plot pasion në buzë me Egla Cenon.

Në ndërkohë, në spektaklin e kaluar u larguan dy konkurrentë nga Big Brother.

Foto: Screenshot/YouTube

I pari që u eliminua ishte Gabriele Mezini dhe përmes një televotimi të papritur u largua Olsi Bylyku, si më pak i votuar nga publiku.

Pritet të shihet se si do të vijojë loja e tyre brenda pasi veçse ka filluar të bëhet më e ashpër. /Telegrafi/

Read Entire Article