Sfida ndaj Valmiera, optimizëm te Partizani

1 year ago 19
Reklamë
23:45 09/08/2023

Trajneri Zekiç u jep porositë të kuqve për sfidën kundër rivalëve të Ligës së Konferencës

Partizanin e pret një sfidë e vështirë kundër Valmerias, në sfidën e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.  Trajneri Zoran Zekiç tha në konferencën për shtyp se letonezët meritojnë vlerësim maksimal, pasi janë kampionët në fuqi të vendit.

Por ai ka besim te të kuqtë, ndërsa thekson se pas dy muajsh punë, kuptohet shumë më mirë me grupin.

Kroati kërkon nga ekipi disiplinë, kompaktësi, të vrapojë shumë dhe të bëjë lojën e vet,. Sipas teknikut të Partizanit, sfida në Riga nuk do të jetë përcaktuese, pasi ekipin e pret përballja e kthimit në Tiranë.

Grupi kreu në orën 19 të së mërkurës edhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Skonto”, ku do të luhet përballja kundër Valmerias.

Rivalët letonezë kanë pasur ndryshime së fundmi për shkak të disa largimeve, e kjo mund të sjellë vështirësi te të kuqtë, nisur nga fakti se stafi teknik e ka analizuar kundërshtarin nga përballjet e fundit që ka zhvilluar. Por te Partizani optimizmi është i madh për ta kaluar me sukses këtë sfidë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article