Sfida Shqipëri-Gjeorgji “ndez” Tiranën, tifozët marshojnë drejt stadiumit

1 week ago 35
Reklamë

Mijëra shqiptarë janë nisur drejt stadiumit “Air Albania” për të ndjekur kuqezinjtë të cilët do të luajnë ndeshjet e dytë të National League përballë Gjeorgjisë.

Pas paraqitjeve dinjitoze të viteve të fundit, kombëtarja është kthyer në “fe” për tifozët të cilët kanë mbushur të gjitha karriget duke mos lënë asnjë biletë pa shitur.

Prej orës 18:00 ka nisur hyrja e tifozëve dhe ashtu sikurse pritej secili prej tyre po i nënshtrohet një kontrolli të rreptë.

Ndërkohë në të gjitha rrugët që të çojnë te stadiumi janë duke lëvizur qytetarë të veshur kuqezi.

Kjo sfidë pritet me interes të veçantë apsi kush fiton nga të dyja do të ngjitej në krye të grupit.

Read Entire Article