SHBA akuzon katër ushtarë rusë për krime lufte

10 months ago 7
20:46 06/12/2023

Katër ushtarë rusë janë akuzuar për krime lufte për rrëmbimin dhe torturimin e dyshuar të një shtetasi amerikan që jetonte në Ukrainës. Prokurorët amerikanë thanë se shtetasi amerikan jetonte në Ukrainë që nga vitin 2021 dhe nuk kishte luftuar apo marrë pjesë në luftë.

Prokurorët thanë se civili amerikan u rrëmbye nga shtëpia e tij nga ushtarët dhe u përplas lakuriq me duart e lidhura pas shpine. Referuar dokumentave, ai u dhunua rëndë dhe u dërgua në paraburgim, pas së cilës u torturua dhe u kërcënua me sulm seksual dhe ezekutim.

Teksa shpalli akuzat, Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland tha se ky ishte një hap i rëndësishëm drejt përgjegjësisë për luftën e paligjshme në Ukrainë.

“Departamenti i Drejtësisë dhe populli amerikan kanë një kujtesë të gjatë. Ne nuk do t’i harrojmë mizoritë në Ukrainë. Dhe nuk do të ndalojmë kurrë së punuari për t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë”, tha Garland.

Sipas dokumenteve të gjykatës, dy nga personat e akuzuar u identifikuan si oficerë komandues, Suren Seiranovich Mkrtchyan dhe Dmitry Budnik. Dy të tjerët ishin ushtarë të rangut më të ulët të quajtur Valerii dhe Nazar, por mbiemrat e tyre nuk dihen./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article