Analisti Milaim Zeka, i ftuar në “Breaking”, deklaroi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti mund të shpallet non grata nga SHBA dhe BE, nëse vazhdon të ndërhyjë në proceset demokratike në Ballkan.
Sipas Milaimit, Kurti po ndërhynë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa tani po sulmon kryeministrin Ali Ahmeti.
“Me aq sa unë kam informacion, nëse Albini do vazhdojë kështu, ka shumë mundësi që ky njeri të shpallet non grata nga SHBA, Britania dhe BE. Sepse ekziston një rregullore, ata njerëz që i pengojnë proceset demokratike në Ballkan, mund të shpallen non grata. Jo që Albini ka vjedhur, por është bllokuesi kryesor i gjithë proceseve demokratike në Ballkan, tani po përzihet në zgjedhje në Maqedoni, ka futur njerëzit e vet. Dikur e tenoi në Shqipëri, dështoi, tani po sulmon Ali Ahmetin”, tha Zeka.
Top Channel