SHBA gati për Vietnamin, Andonovski parashikon sfidë të vështirë

1 year ago 22
Reklamë
19:20 21/07/2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta nisin garën në Kupën e Botës për femra kundër debutueseve të Vietnamit të shtunën. Ky turne do të jetë një test i vështirë për trajnerin Vlatko Andonovski.
Me tekniken e mëparshme, përfaqësuesja amerikane arriti të fitonte dy tituj botërorë në 2015 dhe 2019.

Por, në botërorin aktual, ky mund të jetë një mision i vështirë për t’u arritur. Andonovski flet për takimin e parë kundër Vietnamit.

“Ne e dimë se kemi një kundërshtar shumë të vështirë përpara nesh, sidomos pasi i kemi parë ata të luajnë kundër Gjermanisë në ndeshjen e tyre të fundit! Pra, ne duhet të fitojmë fillimisht ndeshjen e parë, dhe më pas të mendojmë për sfidën e dytë. Në fushë do të hedh ekipin që do të na japë shansin më të mirë për të fituar .”

Asnjë vend nuk ka fituar tre Kupa Botërore radhazi, por tifozët amerikanë kanë pritshmëri të larta për përfaqësuesen e tyre të femrave. Andonovski i ka dhënë mundësinë një gjeneratë të re talentesh në Kupën e Botës Australi dhe Zelanda e Re, ndërsa debutuese janë 14 futbolliste nga 23 në total.
Në turneun e parë nën drejtimin e teknikut, Tokio 2021, amerikanet nuk shkuan më shumë se medalja e bronztë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article