SHBA shpall “non grata” ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut: I përfshirë në korrupsion

10 months ago 34

Ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev, është futur në listën e zezë të SHBA-së.

Sipas njoftimit të DASH, është i papërshtatshëm për hyrje në SHBA, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.

“Ndërsa shërbente si zëvendëskryeministër, Angjushev abuzoi me pozitën e tij zyrtare për të përfituar për interesat e tij private të biznesit, duke minuar besimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike. Hapi i sotëm tregon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë atyre në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë llogari nga zyrtarët e korruptuar publikë”, thuhet në deklaratë.

Departamenti i Shtetit gjithashtu ndaloi gruan e tij Elisabetta dhe fëmijët Angel dhe Ognen të hynin në Shtetet e Bashkuara. Sergej Samsonenko, Orce Kamçev, Ratka Kamçeva, Sasho Mijalkov, Nikolla Gruevski dhe Ramiz Merko janë në listën e zezë të SHBA-së për shkak të korrupsionit, sipas Alsat.

Angjushev ishte zëvendëskryeministër nga viti 2017 deri në vitin 2020, në qeverinë e udhëhequr nga Zoran Zaev.

Angjushev është pronar dhe drejtor ekzekutiv i grupit Fero Invest dhe i fabrikës Brako.

Në vitin 2014, revista ekonomike amerikane Forbes e shpalli Angjushev një nga pesë maqedonasit më të pasur.

Read Entire Article