SHBA “tepër të shqetësuara” për rrezikun e përhapjes së luftës Izrael-Gaza në fronte të tjera

10 months ago 24

Shtetet e Bashkuara mbeten “tepër të shqetësuara” për rrezikun e përhapjes së luftës Izrael-Gaza në fronte të tjera, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA.

Ndërkohë, Departamenti i Shtetit në një konferencë tha se SHBA-ja nuk ishte e përfshirë në asnjë mënyrë dhe nuk kishte arsye të besonte se Izraeli ishte i përfshirë në shpërthimet në Iranin qendror më herët të mërkurën, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, dy shpërthime vranë të paktën 103 njerëz dhe plagosën shumë të tjerë në një ceremoni përkujtimore në Iran që shënon përvjetorin e katërt të vrasjes së Qassem Suleimani, kreut të Forcës Quds të Iranit dhe një prej njerëzve më të fuqishëm në Lindjen e Mesme.

Një zyrtar i lartë iranian i quajti shpërthimet një sulm terrorist, pa dhënë detaje se kush mund të qëndronte pas tyre.

Askush nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për atë që dukej të ishte sulmi më vdekjeprurës që synon Iranin që nga Revolucioni Islamik i tij i vitit 1979.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha gjithashtu se qeverisë amerikane nuk i është dhënë asnjë njoftim paraprak për sulmin në Bejrut të martën që vrau një udhëheqës të lartë të Hamasit. /Telegrafi/

Read Entire Article