SHBA vendos sanksione të reja ndaj zyrtarëve të Hamasit

10 months ago 4

Qeveria amerikane ka vendosur sot sanksione ndaj tetë zyrtarëve të Hamasit, si masën e fundit ndëshkuese pas sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit.

Raundi i ri i sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së synon zyrtarët kryesorë.

Kjo përfshin: Ismail Barhum, anëtar i Byrosë Politike të Hamasit, i cili “ka funksionuar si shef i departamentit rajonal të financave”.

Haroun Nasser Al-Din, kreu i Hamasit në Zyrën e Jerusalemit, e cila ka qenë një nga operativët kryesorë financiarë të Hamasit në Turqi.

Ali Baraka, kreu i Marrëdhënieve Kombëtare të Hamasit me bazë në Liban.

Xhihad Yaghmour, përfaqësues zyrtar i Hamasit në Turqi. Sanksionet e së mërkurës u vendosën në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar. Ato janë raundi i katërt i sanksioneve të vendosura nga SHBA që nga 7 tetori.

Top Channel

Read Entire Article