​Shefi i EULEX-it reagon pas mesazheve kërcënuese ndaj policëve të rinj serb

1 year ago 20
Reklamë

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar pas raportimeve se policët e rinj serbë po kërcënohen pas marrjes së detyrës.

Ai ka thënë se çdo lloj frikësimi është i papranueshëm.

“Jam shumë i shqetësuar për raportimet e mediave në lidhje me mesazhet kërcënuese kundër policëve të sapodislokuar të Policisë së Kosovës nga komunitetet joshumicë. Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm dhe theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës reflekton dhe përfaqëson tërë popullatën e Kosovës”, ka shkruar Barbano në Twitter.

KosovaPress ka raportuar se rrjete sociale serbe kanë publikuar fotografitë dhe emrat e pesë pjesëtarëve të rinj serbë që sapo kanë filluar detyrën në Policinë e Kosovës.

Publikimi është bërë nga kanali serb t.me/BunkerSrb në platformën ruse “Telegram”.

Më tej janë publikuar emrat dhe mbiemrat e pesë serbëve, që për arsye sigurie nuk bëhen publike.

Postimi ka vazhduar me kërcënimin, duke thënë se “kjo nuk është lista përfundimtare, dhe se të tjerat do të publikohen më vonë”.

Nga 400 kadetë të rinj të PK-së, 45 prej tyre janë nga komuniteti serb.

Top Channel

Read Entire Article