Shehi kërkon fitoren me Erzenin

11 months ago 15
Reklamë
15:59 21/09/2023

Tirana synon një tjetër sukses në kampionat, por trajneri parashikon sfidë të vështirë

Tirana do të përballet me Erzenin në stadiumin “Selman Stërmasi,”në takimin e javës së 5 të Kategorisë Superiore.

Bardheblutë kryesojnë renditjen me 10 pikë të grumbulluara. Trajneri Orges Shehi tregon pritshmëritë në përballjen kundër shijakasve. Ai e bën të qartë se vëmendja nuk është te derbi ndaj Partizanit më 26 shtator, por te sfida e radhës.

“Një tjetër ndeshje në harkun kohor prej 4 ditësh, pra u bënë tre ndeshje që luhen çdo 4 ditë, përballë Erzenit  që edhe këtë sezon edhe sezonin tjetër edhe pse ka pasur problematika në organizim janë konfiguruar vonë. Një skuadër që ka shënuar pothuajse sa ne. Duam që të jemi ne fitimtarë në fund të takimit.”

Në lidhje me takimin foli edhe mbrojtësi Albi Doka.

“Duhet ti marrim ndeshjet një nga një. Erzeni nuk duhet nenvlerësuar. Është një ekip i mirë në mendimin tim. Ne kemi ndeshjen e rradhës me Erzenin që duhet të dalim të fituar dhe më pas të shohim për Derbi.”  

Në orën 18 të së premtes, Dinamo do të ndeshet  me Partizanin në “Elbasan Arena”.

Të shtunën, Egnatia do të luajë kundër Laçit në shtëpi, Skënderbeu pret Kukësin ndërsa Vllaznia-Teutën.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article