Shënoi gol në ndeshjen e parë me Realin e Madridit, Ancelotti për Mbappe: Ishte vërtet i mirë

1 month ago 7
Reklamë

Lojtarët e Real Madrid mposhtën mbrëmë në Varshavë Atalantën (2:0) dhe fituan trofeun e parë të sezonit – Superkupën e Evropës.

Madridi arriti triumfin me golat e Valverde dhe Mbappe, i cili shënoi në debutimin e tij.

“Mbappe ishte vërtet i mirë. Sigurisht që ne kemi shumë cilësi në ekip, por duhet të jemi në gjendje të luajmë së bashku. E bëmë këtë sonte. Gjithçka shkoi mirë për ne”, tha trajneri i Realit, Carlo Ancelotti pas ndeshjes.

Reali e fitoi këtë kompeticion për herë të gjashtë në histori, askush nuk ka më shumë trofe.

“Jemi të lumtur, ndeshjen e parë dhe një fillim të mirë të sezonit”, ka theksuar Ancelotti. /vizionplus.tv

Read Entire Article