Shënoi golin e parë me fanellën e Besiktas, Ernest Muçi përfshihet në formacionin e javës në Superligën turke

6 months ago 9
Reklamë
13:55 27/02/2024

Eksperienca në Superligën turke po shkon më mirë seç pritej për Ernest Muçin. Tre ndeshje si titullarë me Besiktash, nga ku ka arritur të realizojë një gol dhe të dhurojë një asist. 22-vjeçari ka qenë gjithnjë e më i rëndësishëm për skuadrën nga Stambolli në këtë periudhë, për të qenë edhe ndër lojtarët më të mirë në fushë.

Ndaj Istanbulspor ku edhe arriti të shënojë golin e parë në Turqi, Muçi u vlerësua me notën 8.2, për tu përfshirë në formacionin e më të mirëve për javën e 27-të në Superligën turke.

Në rreshtimin 4-1-4-1, talenti i dalë nga akademia e Tiranës gjendet pas sulmuesit kryesor, teksa është lojtari i pestë më i vlerësuar në këtë formacion. Përballë Istanbulspor, Muçi tentoi dy herë portën, duke realizuar një prej tentativave, ndërsa kompletoi me sukses 6 driblime dhe mbi 87% prej pasimeve të tij ishin të sakta për shokët e skuadrës.

Muçi firmosi me Beshiktash në merkaton e këtij Janari, për shifrën rekord të 10 milionë Eurove nga Legia e Varshavës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article