“Sheshi, kisha, teatri”, 13 instrumentistë nga konservatori i Potencës interpretuan për artdashësit durrsakë muzikë baroke

6 months ago 3

Një ansambël i përbërë nga 13 instrumentistë dhe soprano nga Konservatori i Potencës, Itali, sollën për artdashësit durrsakë një repertor të pasur me muzikë baroke, një rrymë muzikore kjo pak e njohur në vendin tonë.

“Sheshi, kisha, teatri” ishte koncerti që hapi siparin e iniciativës “Opera në Durrës” të ndërmarrë nga Teatri i Operës dhe Baletit dhe bashkia e qytetit. Për më shumë se një orë, artdashësit ndoqën një repertor ku ndërthuren me njëra tjetrën muzika popollore me atë klasike dhe antike.

“Po sjellim muzikën baroke në një vend, ku njhet pak. Repertori ynë përfshin vepra të fund shekullit XV deri në vitet 1600. Janë rreth 200 vite muzikë, por që nuk mund të përkufizohet si muzikë klasike e mirëfilltë. Ne sjellim vepra që afrohen me muzikën popullore, muzikën etnike dhe atë baroke. Janë kryesisht vepra të kompozitorëve nga Italia e jugut. Shumë nga këta autorë janë anonimë dhe muzika e tyre është përmbledhur në disa tekste të viteve 1500”,- tha drejtori artistik i ansamblit Francesco Aliberti.

Për sopranon Noemi Sangiacomo, interpretimi para publikut durrsak mbart emocione të shumta.
“Sigurisht që kemi shumë emocione. Kur po punonim mbi këtë repertor me maestro Aliberti-n nuk e dinim çfarë na priste. Të mbërrijmë deri këtu dëshmon padyshim një punë të madhe dhe sigurisht emocionet janë të shumtta. Kjo është hera ime e parë në Shqipëri”.
“𝗢𝗽𝗲𝗿𝗮 𝗻𝗲ë 𝗗𝘂𝗿𝗿ë𝘀” është nisma e një serie aktivitetesh në qytetin bregdetar, të shtrira në kohë dhe vende të ndryshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article