Shfrytëzim për prostitucion dhe marrëdhënie me të mitur, Gjykata lë në burg Baçin e Hykën/ Çfarë ndodhi gjatë seancës…

3 months ago 13

Është zhvilluar në Gjykatën e Korçës seanca për caktimin e masës së sigurisë për shtetasit Marsel Baçi dhe Selam Hyka, përkatësisht 26 dhe 41 vjeç, që janë arrestuar si të dyshuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur (16 vjeçare) dhe e kanë shfrytëzuar për prostitucion.

Gjykata e Korçës ka vendosur masën arrest me burg për të dy këta shtetas.

Sipas policisë shtetasi Marsel Baçi e shfrytëzonte 16-vjeçaren për prostitucion,ndërsa Selam Hyka dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur.

Selami Hyka 41 vjeç,banues në fshatin Leminot, Maliq, akuzohet për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Gjatë veprimeve të kryera në prezencë të psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, 16-vjeçarja ka kallëzuar se në muajin qershor të vitit 2024, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe i ka dhënë para;

Ndërkohë Marsel Baçi 26 vjeçari, banues në fshatin Podgorie, Maliq,akuzohet për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, pasi nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, dyshohet se e shfrytëzonte 16-vjeçaren, për prostitucion.

Reagimet e avokatëve

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb, se Ledian Spaho, avokati mbrojtës i Marsel Baçit, se nuk ka prova konkrete, por dyshime që bazohen në deklarimet e personave kallëzues.

Avokatët pretendojnë se në këtë fazë nuk provohet që ka pasur dhunë, presion psikologjik ndaj të miturës, ndërsa nuk mund të thuhet nëse ka pasur ose jo marrëdhënie.

“Në vlerësimin tonë si mbrojtje, dyshimi nuk ka ndonjë provë konkrete por janë deklarime të personave kallëzues të cilët orientojnë organin e akuzës në lidhje me ekzistencën e elementi të veprës penale por mënyra, forma, koha ku mund të jetë konsumuar vepra penale nuk përcaktohet.

Nga ana tjetër rezulton që në lidhje me shtetasin Marsel Baçi nuk ka ankesë konkrete por referohet vetëm nga komunikimi dhe një marrëdhënie që kanë patur të rinjtë kohët e fundit. Njëri është për “shfrytëzim prostitucioni” dhe dua tu shpjegoj që s’jemi në kushtet e një akuze por të një dyshimi. Nëse do flasim për akuzë do të presim përfundimin e hetimeve dhe administrimin e tërësisë të provave për të parë nëse ka vepër penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Në këtë moment s’mund të flasim për këtë vepër penale sepse ajo kërkon elementë konkretë, veprime konkrete”, tha avokati.

Në vijm ai theksoi se është pranuar në deklarimet që kanë dhënë para oficerit të policisë gjyqësore, se kanë kryer marrëdhënie seksuale.
“Ka ndodhur me dëshirën e vetë të miturës e cila absolutisht në asnjë moment nuk provohet të jetë imponuar apo detyruar forcërisht. Janë kryer marrëdhënie seksuale por ngelemi skeptikë dhe jokonkretë nëse janë kryer dhe si janë kryer sepse akti seksual s’mund të kryhet në mënyrë brutale. Është minorene por ka kaluar kufirin e moshës 14 vjeç, është 15 vjeç dhe nëse marrëdhënia seksuale e saj është me dëshirë, mandej është organi i akuzës që përcakton veprën. Do i ngelet përfundimit të hetimeve dhe çfarë do na diktojnë provat. Para gjykatës të akuzuarit janë shprehur dakord me mbrojtjen”, tha ai.

Ndësa Denis Mekolli, avokati mbrojtës i Selam Hykës, u shpreh se me provat që kemi parë deri në këto moment, nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm sepse vepra penale që akuzohet i mbrojturi prej meje, shikohet në disa pikëpamje.

“E para është që edhe nëse ka ndodhur ngjarja, të provojë dhunën. S’rezulton në asnjë moment që të ketë patur dhunë apo elementë të saj, si fizikë dhe psikologjikë. Kjo është e vërtetuar dhe me aktet deri në këtë moment. Nuk kemi provë konkrete, nuk kemi dëshmi për shkak të privatësisë. Prokuroria deri në këtë moment ka kallëzimin dhe disa akte shkresore që mund të jenë në cilësinë e provës. Nuk provohet të ketë patur dhunë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article