Shije Shtëpie – Emisioni 13 Shkurt 2024

7 months ago 11
Reklamë
15:35 13/02/2024

Në studio:

Loreta Berhami –  Drejtuese e Shtëpisë Botuese “Pegi”

Skerdi Faria – Mjeku estetik

Artenisa Ozaj – Moderatore

Enxhi Valteri – Blogere

Gazetare: Ermelinda Zef Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Shëndetlie me mjaltë dhe arra

5 kokrra vezë

1 gotë sheqer

200 gr gjalpë ( i tretur )

6 lugë gjelle mjaltë

1 maja kripë

700 gr miell

1 pako pluhur pjekës

200 gr arra të copëtuara

1 të verdhë vezë + 1 lugë gjelle qumësht

Sherbeti

1 kg sheqer

750 ml ujë

2 feta limon

Në një tas përziejmë vezët me sheqerin derisa sheqeri të shkrijë gjalpin + mjaltin dhe vazhdojmë përzierjen + një majë kripë. Përziejmë miellin me pluhurin pjekës ose me ( 1 lugë çaj sodë buke në mungesë ) Shtojmë miellin duar, duar në tas derisa të formohet një brumë më i trashë brumi i kekut, ku mund të nxjerrim nga tasi dhe me dorë. Pasi nuk duhet të jetë i rrjedhshëm nga luga. Shtojmë arrat e copëtuara. Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe e nivelojmë brumin në tepsi. Dekorojmë sipërfaqen në vijëzime me ndihmën e një piruni, e lyejmë me të verdhen e vezës + 1 lugë gjelle qumësht dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 180 gradë për 35-40 minuta. Vendosim sheqerin, ujin dhe limoni  në një tenxhere e përziejmë mirë dhe e lëmë të ziej vetëm 6-7 min nga momenti i vlimit. Pasi shëndetlia të jetë pjekur e lëmë të ftohet për 15 min e presim e më pas e sherbetonim.

Presh me gjizë, qumësht dhe vezë (në furrë)

600-700 gr presh

3 karrota mesatare

3 kokrra vezë

150 gr gjizë ose djathë të bardhë

1.5 lugë gjelle miell

250 ml qumësht

Kripë + piper të zi + pak piper të kuq

1 lugë gjelle gjalpë + 3 lugë gjelle vaj

70 gr kaçkavall ( opsionale )

Fillimisht presim preshin në unaza me trashësi 0.5 cm. E vendosim në një tigan pa yndyrë, shtojmë pak kripë dhe e lëmë preshin të mbuluar në temperaturën mesatare që të djersite. Shtojmë 1 filxhan kafe ujë dhe e lëmë preshin të ziej derisa në tigan mos të ketë më lagështi. Shtojmë pak gjalpë dhe vaj, vazhdojmë skuqjen e preshit. Shtojmë karotat dhe i kaurdisim së bashku për pak minuta. Lyejmë tavën me gjalp dhe transferojmë preshin në tavë. Në një tas përziejmë vezët + gjizën + qumështin + miellin dhe shtojmë salcën që përgatitem në tavë duke mbuluar preshin deri tek niveli i tij. Grimë djathin kaçkavall dhe në fund mbulojmë të gjithë sipërfaqen e tavës. E vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 25-30 min. Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë të pushojë për 10-15 mi  e më pas e shërbejmë.

“Kokë e këmbë në dashuri”, libri që duhet të lexoni përgjatë këtij muaji

Pasion, betime të përjetshme, rrëfimi i katër historive të mrekullueshme të dashurisë

Dashuri me shikim të parë! Historia e Loretës me argjentinasin: Jemi lidhur 4 ditë pasi u takuam

14 shkurti është nesër dhe sigurisht nuk mund ta vazhdonim këtë javë pa disa histori romantike. Drejtuesja e Shtëpisë Botuese “Pegi”, Loreta Berhami, e ftuar ditën e sotme në emisionin “Shije Shtëpise”, në Tv Klan, ka treguar se dashuria me bashkëshortin e saj argjentinas, ka qenë me shikim të parë. Ajo u shpreh se ata u takuan në Paris dhe se u lidhën 4 ditë pasi u njohën në një klub nate, ku kërcenin këngë latine.


Katerina Trungu: Ndalojmë pak tek historia e Loretës, e cila është njohur në vitin 2006 me partnerin dhe bashkëshortin e saj nga Argjentina, por një lidhje në distancë fillimisht, vitet e para.

Loreta Berhami: Po, u njohëm në Paris, u lidhëm në Paris.

Katerina Trungu: Në qytetin e dashurisë.

Loreta Berhami: Po, shumë klishe kjo gjëja, por kështu ndodhi. Aty kemi ndenjur bashkë, u lidhëm menjëherë, 4 ditë pasi jemi njohur.

Katerina Trungu: Po si bëri bam?

Loreta Berhami: Dashuri me…

Katerina Trungu: Me shikim të parë.

Loreta Berhami: Ishte me të vërtetë dashuri me shikim të parë sepse nuk e njihja, nuk më njihte. Jemi takuar në një tip lokali, klub nate, kërcenin këngë latine. Unë nuk kërceja, por më kishin tërhequr shoqet e mia që kishin ardhur të më vizitonin. Unë isha në Paris me një shkëmbim kulturor, domethënë isha në fakultet, kisha shkuar të bëja një semestër jashtë dhe shoqet e mia italiane të më ngushëllonin sepse sapo isha ndarë. S’kisha shumë që isha ndarë nga një lidhje 5-vjeçare me një italian. Erdhën të kalonin Pashkët, javën e Pashkëve me mua, dhe më tërhoqën: “Do shkojmë, do kërcejmë”. Kemi zbritur dhe unë kam ndenjur… provova të kërcej njëherë me njërin, por për më tepër ai ishte një klub profesionistësh. U mor vesh më vonë, pra aty dinin vërtetë të kërcenin të tërë. Dhe dikush më fton, unë shkoj në pistë dhe i them: “Shiko se unë nuk di të kërcej mirë”, dhe ai ngriu. Ndenji gjatë gjitha kohës, sa mbaroi kënga, duke më parë dhe unë me një siklet të paparë thashë “okej unë s’di të kërcej, por e ke parasysh, mund ta provojmë një çikë; të rrotullohemi pak”. Një siklet i paparë, një nervozizëm

Duke parë rreth e rrotull, shoh dikë që po më shihte dhe po qeshte. U acarova dhe më shumë se thashë “për më tepër ka të tjerë që po tallen”. Okej, zbres nga pista, shkoj ulem dhe ky personi që po qeshte më afrohet dhe më thotë: “A mund të ulem unë këtu? Është i lirë ky vendi?” “Po, po”, i them unë, “i lirë”. Qenka ky debili që po qeshte me mua (mendimet e Loretës). Mbas një çike filluam të bënim muhabet edhe u njohëm aty. Shkëmbyem numrat e telefonit, më mori në telefon atë natë, lamë takim për të nesërmen. Mbas 3 ditësh ishim bashkë. 

Nisi me antipati, por përfundoi në dashuri! Skerdi Faria: Njohja, sakrificat dhe puthja e parë me gruan

I ftuar këtë të martë në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan, ka qenë mjeku kirurg, Skerdi Faria, i cili ka folur për njohjen me bashkëshorten e tij. Ai u shpreh se në fillim ajo e ka pasur inat dhe kishte krijuar një lloj antipatie për të, por më vonë gjërat ndryshuan dhe ata nisën një rrugëtim të bukur dashurie, e me plot sfida.

Faria kujton puthjen e parë që i ka dhënë gruas në faqe, në moshën 16-vjeçare, teksa flet gjithashtu edhe për kohën kur ishin të dy në universitet: njëri në Tiranë, kurse tjetri në Gjirokastër. Ai duhet ose të udhëtonte nga Tirana për në Gjirokastër, një udhëtim që zgjaste mbi 10 orë, ose të lidhej me thirrje telefonike, për të pasur një lloj kontakti me njëri-tjetrin.

Edhe kur u martuan, sakrificat nuk mbaruan, pasi Skerdi Fariaj emigroi për në Itali, kurse bashkëshortja e tij duhet të qëndronte në Shqipëri, ndërsa rrëmujat e ’97-s kishin kapluar vendin.


Skerdi Faria: Kemi 37 vite që jemi bashkë dhe në fillim më kishte inat.

Katerina Trungu: Kështu ndodh zakonisht.

Skerdi Faria: Jemi njohur në bankat e shkollës, në shkollë të mesme. Dhe ime shoqe… unë jam rritur në Ballsh, kam lindur në Tiranë. Në moshën 2-4 vjeçare, prindërit e mi më sollën në Ballsh sepse kanë qenë mësues të dy. Dhe ajo vjen nga një fshat i Fierit, në Topojë quhet fshati, vjen në Ballsh për të studiuar, për të bërë shkollën e mesme tek halla e saj. Ka ardhur dhe me vonesë në shkollë, nuk ka ardhur me datë 1 shtator, por e ka filluar nja dy javë më vonë. Krijoi një farë antipatie ndaj meje, nuk e di se për çfarë arsyeje. Nuk është se na ngjiste muhabeti si shokë klase, që ishim; ishim kalamaj. Pastaj në moshën 16-vjeçare, gradualisht filloi duke i pëlqyer unë. Nuk e harroj, pastaj mësuesët na ndryshuan. Mësuesi kujdestar na ndryshoi bankat, na vuri të dyve në një bankë: në bankë të fundit. Aty u çukulepsëm më tepër, si i thonë asaj punë. Mbaj mend që në moshën 16-vjeçare i kam dhënë të puthurën e parë në faqe. E kupton, si hu. Edhe që aty ka nisur rrugëtimi ynë bashkë, pastaj në shkollë të lartë, ajo vazhdoi për mësuesi në Gjirokastër, kurse unë për Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Ka qenë viti ’89 kur filluam ne shkollën e lartë. Atëherë ishte një tren që vinte nga Tirana në Fier, pastaj nga Fieri në Ballsh një tren tjetër dhe nga Ballshi për në Gjirokastër ishte një autobus. Për të marrë nga Tirana deri në Gjirokastër, ose anasjelltas, ishin nja 10 orë të mira rrugë, a mos më tepër. Edhe takoheshim rrallë me thënë të drejtën, prej largësisë, mundësisë financiare, se atëherë nuk kishte as hotele, as gjëra.

Katerina Trungu: Si flisnit, me telefon? Nuk e di. Si ka qenë në ’89.

Skerdi Faria: Linim ose letra, ose linim takim tek posta sepse ka pasur thirrje telefonike dikur. Ti dërgoje në qytetin tjetër një si thirrje telefonike dhe në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë, të dy, prezantoheshit në telefon, njëri andej e tjetri këtej. Dhe ajo thoshte: “Ke 2 minuta, 3 minuta për të folur”, edhe iku ajo gjëja, mori fund.

Katerina Trungu: Pra 2 minuta kohë, t’i thoshe të gjitha çfarë kishe për t’i thënë.

Skerdi Faria: Sot njerëzit nuk bëjnë punë tjetër, vetëm shkruajnë mesazhe. Kurse dikur ishte më e koncentruar gjëja.

U martuam shpejt, në ’96-n. Dhe në ’97 pas martese unë iki në Itali, para se të fillonin rrëmujat këtu. Pata fatin që ika. Ajo i kaloi rrëmujat këtu, për fat të mirë pa probleme. Dhe familja ime, arrita që t’i bëja bashkim familjarë ta merrja në Itali, pastaj mora prindërit e të gjitha dhe vazhduam jetën atje. Fëmijët kanë lindur të 2 andej, goca në 2001-shin, djali në 2006-n. Janë lindur dhe janë rritur atje. Fryti i dashurisë. 

Emocionohet Dr.Skerdi, romantiku që i tha gruas “Të dua”

/tvklan.al


Read Entire Article