Shije Shtëpie – Emisioni 27 Shkurt 2024

6 months ago 11
Reklamë
15:10 27/02/2024

Të ftuar:

Aida Baro – përkthyese

Admirina Peçi – gazetare

Gjergj Marku – anëtar i AIDSSH

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Mënyra më e thjeshtë për të gatuar patëllxhanë të mbushur

3 patëllxhanë (të mëdhenj)

30 ml vaj ulliri

Kripë + piper të zi + hudhër pluhur

0.5 lugë çaji piper i kuq

0.5 lugë çaji rigon

Mbushja:

1 qepë

2 speca të kuq

4 thelpinj hudhra

Kripë + piper të zi

300 gr mish të grirë

0.5 lugë çaji piper i kuq i ëmbël

3 lugë gjelle koriander e freskët

250 gr pure domate

Pak kumin

0.5 gotë ujë

150 gr mocarela

60 gr parmixhano

Rigon

Vaj ulliri

Pasi i kemi pastruar patëllxhanët, i presim në feta për së gjati në trashësi 1 cm e më pas i vendosim në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekjeje. Në një tas të vogël vendosim 30 ml vaj ulliri, kripë, piper të zi, piper të kuq, hudhër pluhur, rigon, i përziejmë mirë dhe me ndihmën e një furçe lyejmë fetat e patëllxhanëve nga të dy anët e më pas i vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë për 20 minuta.

Ndërkohë grijmë në kubikë të vegjël 1 qepë mesatare dhe e kaurdisim atë për 3 minuta duke shtuar 2 speca mix të prera dhe ato në kubikë të vegjël. Shtojmë kripë dhe piper të zi dhe vazhdojmë përzierjen, hudhrat e grira imët e më pas mishin e grirë, piper të kuq, pak xhinxher dhe kumin nëse dëshironi. Shtojmë pak ujë dhe e lëmë të ziejnë për 10 minuta.

Në një tepsi tjetër përsëri me letër pjekje, vendosim feta patëllxhani të pjekura tashmë më parë. Mbulojmë sipërfaqen e tyre me 2 lugë gjelle mbushje të përgatitur e më pas mbi mbushje pak djathë mocarela të grirë dhe pak parmixhan të grirë. Mbi djathë vendosim përsëri feta të tjera patëllxhani dhe përsëri mbulojmë sipërfaqen me mbushjen dhe përsëri djathë mocarela e parmixhan. Mund të vazhdoni kështu edhe shtresën e 3 nëse dëshironi. Mbi djathë, spërkatim me pak rigon e më pas e vendosni tavën në furrën e nxehtë në 180 gradë për 15 minuta dhe më pas gjithçka gati për t’u shërbyer.

Bukë e shëndetshme dhe e shijshme me miell integral

1 lugë çaji maja

2 lugë çaji sheqer

1 lugë çaji kripë

1 1/2 gotë ujë (të vakët)

3 gota miell gruri integral

Në një tas përziejmë majanë me sheqerin, ujin dhe kripën. E përziejmë për 1 minutë dhe e lëmë të pushojë për 5 minuta për të aktivizuar majanë. Shtojmë pak nga pak 3 gota me miell duke i përzierë pak me spatul ose lugë druri deri sa të përzihet i gjithë mielli e të mos mbeten copëza të thata në tas.

Mbulojmë tasin dhe e lëmë të pushojë për një orë. Zbulojmë tasin dhe palosim brumin disa herë nga të gjitha anët, për të çliruar ajrin e tepërt dhe për të rregulluar strukturën. Mbulojmë përsëri tasin dhe e lëmë të pushojë edhe 1-2 orë të tjera me qëllim që të rritet volumi. Ngrohim furrën në temperaturë 230 gradë.

Vendosim brumin në një tavë ose tenxhere të thellë me kapak dhe më pas e lëmë të pushojë 15 minuta. I bëjmë një ose 2 prerje në sipërfaqe dhe e pjekim për 35 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet para se ta pjekim.

Botohet në shqip libri i Primo Levit, “Të mbyturit dhe të shpëtuarit”

Shefi i komisariatit kryente ekzekutime të pamëshirshme në Mirditë, Marku: Ishte 23 vjeç

Biseda e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan është ndalur në Shqipërinë e pasluftës dhe me ardhjen e regjimit të diktaturës në pushtet. Gjergj Marku, anëtar i AIDSSH thotë se partia u përpoq ta impononte me doemos pushtetin e saj, përmes të gjitha formave. Marku tregon një rast se si një i ri vetëm 23 vjeç ishte kthyer në një xhelat të pamëshirshëm që i shërbente sistemit.

Gjergj Marku: Po them për në Mirditë, nga vitet 1947-1952 ka qenë një shef komisariati me origjinë nga Berati i cili ishte ditëlindja 1944, por ai ishte 23 vjeç. Ky ka qenë një përbindësh në tejkalim të çdo mase, të një individi i cili kishte të gjitha llojet e kompetencave në dorë.

Katerina Trungu: 23 vjeç?

Gjergj Marku: 23 vjeç. Në qoftë se ne bëjmë një studim më të thelluar, të gjitha vrasjet e kryetarëve të këshillave që kanë ndodhur çdo të shtunë, ishin periodike këto që shkonte për t’u marrë armët qytetarëve, ai në fund të takimit që të kishte sa më shumë njerëz në momentin që mbaronte mesha te kisha dhe mund të ishin 200 vetë 250 vetë dhe këta kur dilnin ky i grumbullonte njerëzit aty dhe aty bënte ekzekutimin, natyrisht për të ushtruar presion dhe frikë mbi të gjithë njerëzit.

“Pesha e njëri-tjetrit i tërhiqte në gropë për së gjalli”, si regjimi komunist masakroi 14 persona në Mirditë

Gjergj Marku ndan një “Shije Shtëpie” në Tv Klan një pjesë të historisë së Mirditës pas ardhjes në pushtet të regjimit komunist. Anëtari i AIDSSH thotë se fillimisht familja e tij ishte përkrahëse e tij, por më pas u kthye në kundërshtare të pushtetit. Marku tregon se pati një masakër për të mbjellë terror duke ekzekutuar 14 persona me influencë.

Gjergj Marku: Në këtë kohë për të ushtruar gjenocid, ata mblodhën familjarët dhe bënë ekzekutimin e tyre më 17 gusht,  pas vrasjes  së Bardhok Bibës. Forma e marrjes, ti vjen, shkon e zëmë te Beleshi për të marrë atë që duhet të merrte dhe i merr vëllain, meqë nuk qenke ti, hajde ti me ne dhe marrin vëllain, e ekzekutojnë. Raste të shpërndara gjeografikisht në gjithë territorin që presioni të jetë i lidhur aty ku zhvillohej, të ndikojë në çdo vend, në çdo zonë, në çdo bajrak. Mblodhën 14, nga këta 14 për një kohë nga data 9-12 u bënë të gjitha, u grumbulluan, u gjykuan, parlamenti vendosi mos faljen e dënimit të tyre…

Katerina Trungu: Ishin 14 anëtarë po thoni?

Gjergj Marku: Jo, ata ishin marrë në të gjithë zonën, me zgjedhje, për të ushtruar presion në opinionin publik.

Aida Baro: Njerëz që duhet të kenë pasur një lloj zëri.

Gjergj Marku: Kishin influencë në të gjithë krahinën se në qoftë se ikën Gjergji fjala vjen, çfarë do bëjmë ne të tjerët, ky ishte përkthimi.

Admirina Peçi: Ndodhte gjithmonë për të krijuar terror.

Gjergj Marku: Në këtë terror, pasi u grumbulluan dhe kjo veprimtari merre me mend se si mund të gjykohen 30 vetë dhe 14 dënohen për 4 ditë dhe faljen nuk ia jep presidiumi popullor, por thotë vazhdojmë, dilni mes jush, e keni vendosur ju. Ata merren dhe ekzekutohen në drekë më 17 gusht në prani të të gjithë asaj administrate publike ku brenda në administratë ishte edhe kryetari i atëhershëm i Komitetit Ekzekutiv që ishte Mhill Doçi i cili me shembullin e tij, aty kishte togë pushkatimi, s’kishte nevojë që ky të nxirrte pistoletën e të thoshte fala filanin dhe vret ata duke qenë se ata fizikisht ishin pa ngrënë, pa ujë dhe pesha e njëri-tjetrit i tërhiqte në gropë edhe për së gjalli, binte i pari, tërhiqte të dytin, të tretin e deri të dhjetin.

Familja e Markut u internua në kampin e Tepelenës. Të gjithë pjesëtarët që ndodheshin në shtëpi u morën pa u lejuar të paketonin diçka me vete. Ata u dërguan në Tepelenë, por arritën që më vonë të riktheheshin në Mirditë.

“Të vdekurit zhgroposeshin dhe viheshin në anë të lumit”, çfarë ndodhte brenda kampit të Tepelenës

Diskutimi i “Shije Shtëpie” në Tv Klan kaloi nga kampet e përqendrimit në Aushvic te kampet e internimit në Tepelenë dhe Kamzës. Gazetarja Admirina Peçi shpjegon se këto kampe të cilat u ngritën menjëherë pas luftës në 1994-1945 dhe u mbyllën në 1954, kishin ngjashmëri të madhe me kampet naziste. Një veçori që i diferenconte ishte mungesa e krematoriumeve, por karakteristika e përbashkët ishte zhveshja e njeriut nga dinjiteti dhe identiteti për t’i lënë vetëm instinktin e mbijetesës.

Admirina Peçi: Edhe të vdekurit në Shqipëri nuk është se trajtoheshin në mënyrë më dinjitoze sepse groposeshin në një gropë, pastaj kur nuk dilte vendi i zhgroposnin dhe i vinin në anë të një lumi siç  ka ndodhur në Tepelenë dhe zhdukeshin, eshtrat e tyre janë të zhdukura, një pjesë e madhe e eshtrave të këtyre kampeve janë zhdukur. Nuk është se trajtoheshin me dinjitet, ishte i njëjti sistem, e njëjta dietë ushqimore shumë e varfër në kufijtë e mbijetesës e cila nuk ishte rastësore as kjo sepse ishte përllogaritur që ata të denatyroheshin si qenie, të mos mendonin, të mendonin vetëm urinë,  atë emergjencën që kishin të përditshme, mbilodhjen fizike me këtë uri që ishte e pranishme gjithë kohën dhe duke qenë kështu ata nuk mund të mendonin për një revoltë, për një reagim, për një arratisje. Pak njerëz arritën të mendonin për një arratisje dhe u arratisën, ka pasur disa raste për fat të mirë që kanë shkuar edhe në Perëndim dhe e kanë treguar.

Peçi shton se edhe personat që përzgjidheshin për të operuar në sistemin e kampeve ishin të  interesuar vetëm për të krijuar një emër për veten, pavarësisht kufijve që shkelnin. Dëshmitarët që ajo ka intervistuar përmendin “hetues të egër, të pashpirt që janë kriminelë të lindur”, u shpreh Peçi.

Hanin supë me krimba e lende lisi/ Rrëfimet e fëmijëve të internuar në kampin e Tepelenës

Në dëshmitë dhe faktet historike për kampet e përqendrimit, përmenden edhe fëmijë që janë dërguar atje ende pa mbushur vitin apo që kanë lindur në kamp pa mundur të njohin një jetë tjetër përtej tij.

Në Shqipëri, histori të tilla kanë ndodhur edhe në kampin e internimit në Tepelenë. Gazetarja Admirina Peçi ndan me “Shije Shtëpie” në Tv Klan disa dëshmi të fëmijëve të mbijetuar të atij kampi që dolën prej andej rreth moshës 10-12 vjeçare. Rrëfimet janë ngjethëse, e gjithë ekzistenca e tyre e përqendruar te mbijetesa dhe të mbajturit frymën gjallë me çfarëdo ushqimi të pështirë që iu vinin para.

Admirina Peçi: Këta tregonin se si ishin zhveshur nga çdo element i njerëzillëkut edhe pse ishin fëmijë, ndikonin që te fëmijët. Një fëmijë i cili si vakt kryesor të ditës ka një copë buke misri. Kur ishin foshnja, nënat nga ushqimi i keq nuk kishin gji t’u jepnin fëmijëve dhe një foshnje që rritet pa qumësht gjiri dhe e vetmja alternativë që mund t’i jepej asaj ishte buka e misrit që nëna e përtypte për ta zbutur dhe ia jepte foshnjes, pra një foshnje e tillë është vështirë të mbijetojë dhe shumica e këtyre foshnjeve vdiqën në Tepelenë, në kampin e Tepelenës por edhe ata që ishin pak më të rritur, pak më vonë atyre filloi t’u jepej një lloj supe që ishte ujë me pak fare perime dhe nëse fusnin bullgur ose diçka tjetër ishte me krimba dhe këta tregonin që kishte më shumë krimba supa e ujit se sa ushqim dhe këta fëmijë e hanin këtë supë.

Një fëmijë që rritet me këtë lloj ushqimi, me këtë lloj detyrimi për të ngrënë këtë lloj ushqimi dhe urinë e gjithkohshme dhe priste që nëna kur të vinte nga mali se atje mbanin dru gratë dhe i sillnin në kamp se i donte komanda për të gatuar e për t’u ngrohur etj, pra kur nënat vinin nga mali u sillnin ndonjë frut të egër nëse gjenin në mal dhe mes tyre ishin ca lende. Lendet e lisit është një frut që nuk hahet, është i hidhur, shumë i hidhur dhe ua sillnin fëmijëve t’i hanin këto. Një nga këto, Rudina Dema ma ka treguar, “hëngra një ditë aq shumë se isha shumë e uritur sa m’u fry barku dhe thoja vetëm ta çaj barkun dhe t’i nxjerr”, ishte në një gjendje të tillë sa nuk i treste stomaku.

Një fëmijë tjetër më tregonte se si kishte arritur të arratisej, jo të arratisej jashtë kampit por ishte një zonë në kamp ku ata mbillnin një kopsht të vogël dhe kishte ca presh. “E kisha zbuluar dhe doja të merrja një presh atje dhe shkoj natën për ta marrë atë prasin, ishte toka disi e ngrirë dhe duke e shkulur ndiej një këmbë që më ra pas qafës dhe ma zhyti kokën në atë baltën gjysmë të ngrirë dhe nuk arrita ta marr preshin. Në atë moment mendoja që nuk munda ta marr preshin”.

Pas disa vitesh, doli një urdhër i posaçëm që lejonte vetëm fëmijët të dilnin nga kampi dhe të shkonin gjetkë. Gazetarja kujton rrëfimin e Rudina Demës e cila kërkonte shtëpinë e motrës së madhe në Tiranë dhe përveç takimit, momenti më i paharrueshëm për të ishte gota e parë e qumështit në jetën e saj.

“Momenti kur unë provova një gotë qumësht për herë të parë në jetën time është i pakrahasueshëm me asgjë tjetër që më ka ndodhur më vonë”, citoi Peçi.

“Nuk kisha as ujë për fëmijën e sëmurë”, kujtimet e nënës që humbi vajzën në kampin e internimit

“Nënat e dinin se fëmijët ishin të dënuar me vdekje”, shprehet gazetarja Admirina Peçi për gratë që detyroheshin të shkonin në kampet e  internimit shtatzënë apo me të vegjlit në krahë. Mbijetesa ishte e vështirë për shkak të mungesës së ushqimit, por edhe të ujit.

Gazetarja tregon për “Shije Shtëpie” në Tv Klan se përpara se t’i zhvendosnin në kampin e Tepelenës, i lanë fillimisht në Turan. Sëmundja e tifos mori një pjesë të fëmijëve që në frymën e fundit kërkonin ujë e nënat  s’kishin mundësi as t’u ofronin një pikë.

Admirina Peçi: Një nënë që ka ikur shtatzënë në kamp me një  fëmijë të porsalindur apo me fëmijë të vegjël 1 vjeç, këto nëna e dinin dhe e shihnin përditë aty se fëmijët e tyre ishin të dënuar me vdekje. Kur ranë sëmundjet në kampin e Turanit sepse është një periudhë para se të zbrisnin poshtë në Tepelenë për një pjesë të të burgosurve, një nga këto nëna thotë që i vdiq fëmija nga të pangrënët, nga uria dhe thotë “nuk kisha t’i jepja asgjë për të ngrënë dhe në ethet që mori nga tifoja atje kërkonte ujë dhe nuk kisha as ujë afër” sepse në Turan s’kishte ujë dhe uji shkonte me bote njëherë në sa kur i çonin ata dhe ndodhte shpresh që ata nuk kishin as ujë t’u jepnin fëmijëve që ishin në grahmat e fundit. Kjo zonjë, Gjelë Gjikolaj i vdiq vajza dhe më vonë edhe e kunatës së vet dhe i varrosën atje në Turan dhe si u mbyll kampi i Turanit për pak muaj, i zbritën në Tepelenë, varret e tyre mbetën atje. Këto nëna përveç kësaj drame, tragjedie që kishte ndodhur dhe kishin përjetuar, kishin  edhe ankthin a do ta gjenin vallë kur ata një ditë nëse do të arrinin dot lirinë të merrnin eshtrat e fëmijëve të vegjël.

Çfarë ndodh me personalitetin e njeriut në një sistem totalitar?


Read Entire Article