Shishe të thyera dhe njolla gjaku, çfarë ndodhi në banesën e 80-vjeçarit në Korçë, detaje të reja

8 months ago 3

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen në Korçë, ku një i moshuar u paraqit në spital me lëndime në trup.

Gazetarja Lorena kodra raporton se sipas asaj që ka zbuluar deri me këto momente nga grupi hetimor, bëhet e ditur se brenda banesës janë gjetur shishe të thyera me njolla gjaku. Janë gjetur edhe gjurmë të tjera gjaku brenda në dhomë.

Deri në këto momente policia nuk ka një pistë konkrete por dyshohet se një person ka qenë me të brenda banesën kur ka ndodhur ngjarja.

Në vendngjarje gjithashtu jashtë banesës janë gjetur gjurmë gjaku që dyshohet se janë të autorit. Në zonë janë vendosur perimetri i sigurisë si dhe po kryhen kontrolle dhe janë mbledhur kamerat e sigurisë në të gjithë zonën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article