Shisnin drogë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

1 month ago 6
Reklamë

Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Tempulli 3”.

Ata akuzohen se shisnin lëndë narkotike të ndarë në doza.

Policia njofton se si rezultat i kontrolleve

▪️në Laprakë u konstatua automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. T., 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;

▪️në afërsi të Kodrës së Diellit u konstatua shtetasi M. H., 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shitnin në lagje të ndryshme të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, dhe dy aparate celulare.

Read Entire Article