Shitet 25% e Manchester United, Jim Ratcliffe bëhet zyrtarisht aksioner i klubit anglez

10 months ago 26
12:52 25/12/2023

Jim Ratcliffe është zyrtarisht aksioner te Manchester United. Pronari i ekipit të Nice në Francë, bleu 25% të aksioneve të “Djajve të Kuq”, duke iu bashkuar familjes Glazers që është pjesë e klubit anglez prej 2005.

Ratcliffe shpenzoi 1 milard e 440 milionë Euro, një shumë rekord për një përqindje kaq të ulët të tillë.

Jim Ratcliffe do të investojë edhe 300 milionë Dollarë në infrastukturë. Synimi i aksionerit të ri është që të rikthejë Manchester United në majën e futbollit anglez dhe ndërkombëtar.

Ratcliffe do të ketë autoritet për merkaton dhe zgjedhjet teknike. Jim Ratcliffe u bë pjesë e Manchester United pas një gare të gjatë me sheikun nga Katari, Jassim bin Hamad al-Thani, i cili e çoi ofertën në 6 miliardë Euro për blerjen e të gjithë aksioneve, por familja Glazer nuk pranoi.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article